Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat në disa vende mund të sjellin ndonjë rigë lokale.
Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë.
Sipas parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.