Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 21 gradë.
Sipas parashikimi do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.