Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 23 deri në 26°C.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.