Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat, në disa lokalitete, mund të sjellin riga të dobëta shiu, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. 

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C.

Sipas IHMK, moti relativisht i ngrohtë të shtunën dhe periudhat me diell do të krijojnë kushte përgjithësisht të favorshme biometeorologjike.