Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat

Donika Gërvalla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka mirëpritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Në një postim në rrjete sociale të mërkurën, Gërvalla ka shkruar se kishte nderin ta mirëpriste presidenten e Komisionit Evropian, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite në një periudhë kur Kosova po konsolidon reformat dhe forcon sundimin e ligjit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, Ursula von der Leyen. Vizita e saj në Prishtinë vjen në një moment kur Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e BE-së”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se Kosova mbetet partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin Evropian në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, programit IPA III dhe qasjen graduale në tregun e përbashkët evropian.

“Po punojmë ngushtë me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, programit IPA III dhe hapat e qasjes graduale në tregun e përbashkët, me rezultate të matshme për qytetarët tanë, duke afruar edhe më tej integrimin tonë evropian”, ka theksuar ministrja në detyrë.

Lexo përditësimet tjera
Ursula von der Leyen - Kurti - Osmani

Von der Leyen viziton Kosovën