Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Takimi Von der Leyen-Kurti po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe ka nisur nga ora 14:05 ashtu siç ishte paralajmëruar nga Zyra e Kryeministrit.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje para fillimit të takimit, teksa nuk dihet nëse do të ketë konferencë për shtyp pas përfundimit të tij.
Von der Leyen ka arritur në Prishtinë pas vizitës së saj në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Von der Leyen viziton Kosovën
Artikuj të ngjashëm
-
Von der Leyen takon Osmanin
-
Kurti do ta presë Von der Leyenin në hapësirat e Kuvendit
-
Von der Leyen kërkon konsolidimin e institucioneve e uljen e tensioneve
-
Kurti: KE-ja të dorëzojë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën
-
Tri porositë e Von der Leyenit në Kosovë