Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla takohet me O’Brienin, diskutohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare

Gërvall & O'Brien

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ndihmëssekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, me të cilin ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gërvalla të shtunën në Facebook ka njoftuar se me O’Brienin ka diskutuar edhe për çështje të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla.

O’Brien mori pjesë në inaugurimin e objektit të ri të ambasadës së Kosovës në SHBA para dy ditëve.

LEXO EDHE: