Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla në takim me emisaren britanike thekson synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Donika Gervalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, zhvilloi një takim me Dame Karen Pierce, të dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Ministrja në detyrë Gërvalla gjatë takimit me Pierce, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është i fortë dhe i fokusuar në siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo e informoi znj. Pierce për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe procesin e integrimit euroatlantik, duke nënvizuar synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona.

“Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona”, tha Gërvalla.