Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se në takimin me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mundur të zotohet se Ligjin për të huajt po e dërgoj fillimisht në Kuvend.
Gaxherri në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se Kurti erdhi në pushtet duke premtuar se nuk do të ketë “Zajednicë” mirëpo me veprimet e tij e veçanërisht me marrëveshjen e Ohrit, ai pranoi më shumë se “Zajednicë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po dal publikisht po premtoj se do ta dërgoj këtë ligj në kuvend dhe do ta shohim nëse mund ta shtyejmë këtë proces kështu siç është dhe po flasim, mirëpo jo, Kurti ka filluar ta zbatojnë ‘Zajednicën plus’ sepse këtë plus ia ka vendosur me marrëveshjen e Ohrit në mënyrë të fshehtë. Ligji e ka pasur afatin tash të fillojë së zbatuari. Kurti është i vetëdijshëm se ka ardhur në pushtet duke premtuar se nuk do të ketë ‘Zajednicë’ mirëpo ai ka rrëshqitur nga zotimi sepse e dijmë të gjithë se ne kemi një marrëveshje shumë më të keqe se ajo e vitit 2013”, ka thënë Gaxherri.
Gaxherri ka akuzuar tutje Kurtin duke thënë se kryeministri nuk thotë “jo” për gjëra të dëmshme, ndërsa ka shtuar tutje se ai nuk ka bërë asgjë në veri të vendit.
“Kurti i ka egot e veta krejtësisht të pakuptimta, nuk është në gjendje t’u thotë jo gjërave që janë të dëmshme për Kosovën”.
Sa i përket marrëdhënies mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti, Gaxherri u shpreh se ka qenë e bindur se ata “nuk mund të ecin bashkë”.
“Osmani shumë shpesh ka qenë në shërbim të Kurtit sa herë iu ka nevojit asaj... Ajo me aftësitë e saja arriti të hapë të gjitha dyert, në SHBA, NATO, dhe kjo si duket Kurtit i pengoi. Kurtit nuk i intereson Kosova nëse dikush e lë në hije atë”, ka thënë ajo.
Gaxherri: LDK-ja u ndëshkua nga elektorati pas marrëveshjeve me PDK-në dhe VV-në
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka deklaruar partia ku është anëtare se është përballur me gjykim dhe ndëshkim nga elektorati i saj pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, për shkak të marrëveshjeve politike të bëra me partitë tjera.
Sipas saj, as LDK-ja dhe as partitë e tjera nuk kanë arritur të kenë fuqinë dhe ndikimin që kishte Rugova. Ajo theksoi se lideri historik i Kosovës kishte një rol të rëndësishëm në uljen e tensioneve pas luftës dhe gëzonte besim të madh nga qytetarët.
“Pas vdekjes së Rugovës, LDK-ja u gjykua dhe u sanksionua që bëri marrëveshje me PDK-në, qoftë me VV-në,” u shpreh Gaxherri, duke shtuar se elektorati i partisë nuk i ka mirëpritur këto bashkëpunime.
Megjithatë, ajo vlerësoi se në rrethanat politike të Kosovës, është pothuajse e pamundur që një parti të qeverisë e vetme, edhe në rastet kur fiton mbi 51 për qind të votave, duke e bërë të domosdoshme krijimin e koalicioneve.
Gaxherri: Kurti mund të funksionojë vetëm nëpërmjet krizave
Ish-deputetja Besa Gaxherri e ka kritikuar Qeverinë nën kryesimin e Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit mund të funksionojë vetëm duke prodhuar kriza institucionale.
Gaxherri ka theksuar se Qeveria Kurti është më e dëmshmja ndonjëherë dhe se Vetëvendosja e ka keqmenaxhuar situatën prej kur e ka marrë mandatin e parë.
“Për mua është risi mënyra e krizave dhe funksionimit të shtetit në këtë formë çfarë ndodh nga fillimi që ka filluar Vetëvendosja. E dimë se Kurti funksionon dhe mund të funksionojë vetëm përmes krizave, ashtu ka funksionuar edhe në opozitë, ashtu funksionon edhe tash në qeverisje, edhe kur i ka 51%, Kurti gjithmonë duhet të krijojë kriza për të funksionuar”, ka thënë ajo në Konfront.