Grupe të shoqërisë civile kanë ftuar protestë nesër kundër shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Protesta është ftuar nesër për ora 12:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivistja e shoqërisë civile Liridona Sijarina, ka bërë ftesën për protestë.
Protesta do të jetë me moton: Asnjë cent më shumë!
“Sot, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të na bashkohen në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, nesër, e premte, duke filluar nga ora 12:00. Protesta nisë te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë. Protesta ka dy kërkesa: anulimin e vendimit të ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarifës, dhe nacionalizimi i KEDS-it”, ka thënë Sijarina.
Më herët shoqëria civile ka organizuar edhe protesta të tjera kundër shtrenjtimit të rrymës para qeverisë dhe para zyrave të KEDS-it.