Arbëri

Protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës më 6 shkurt

Rryma kek poqi energjia elektrike

Arkiv - KOHA

Foto: Driton Paçarada

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar për organizimin e një proteste kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. 

Protesta është paralajmëruar të mbahet të premten e 6 shkurtit, duke filluar nga ora 13:00.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, protestuesit do të mblidhen para ndërtesës së KEDS-it. 

Organizatorët kanë bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë me qëllim kundërshtimin e rritjes së çmimit të rrymës.

Në fund të janarit, kompania për furnizim me energji elektrike, KESCO, ka kërkuar rritje prej 21.3 për qind të çmimit të energjisë për vitin 2026. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në muajt në vijim.