Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot në konferencë për media tha se kryeministri Albin Kurti “është shqiptari i vetëm i liruar nga burgu nga Koshtunica”.
Dugolli, një ish i burgosur politik, ka thënë se edhe vetë ai dhe qindra tjerë, janë liruar si Kurti.
“Duke qenë se edhe vetë kam qenë peng i luftës dhe i burgosur politik konfirmoj me përgjegjësi të plotë morale e ligjore se jo vetëm z. Kurti, por janë liruar qindra të burgosur politik që mbaheshin pengje në burgjet serbe, pas presionit të madh publik e diplomatik ndërkombëtar ku si rrjedhojë parlamenti serb u detyruar të miratojë ligjin për amnisti si formë për të përmbushur një kërkesë të drejtë ndërkombëtare kundrejt të burgosurve shqiptar. Në atë proces jam liruar edhe unë sikurse qindra të burgosur (ka në AAK ish të burgosur që e dinë këtë fakt), ashtu siç është liruar edhe z.Kurti. Prandaj, është mirë qe z.Haradinaj të kërkon falje për këtë gënjeshtër të paskrupullt”, ka shkruar Dugolli në Facebook.
-
Kurti për ish-udhëheqësit e UÇK-së: S’ka arsye që të mbahen në paraburgim
-
Koha kur Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj e të tjerë kërkonin lirimin e Albin Kurtit - KTV ARKIV
-
Haradinaj: Mbrëmë u përmbys autokrati Albin Kurti, tash fjalën e ka sovrani
-
Kurti për mediat: Manipulimi po vjen nga armiqtë që po e gjejnë argatin në Kosovë
-
Dugolli akuzon PDK-në e LDK-në për skenarë kundër Kurtit dhe VV-së