Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Koha kur Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj e të tjerë kërkonin lirimin e Albin Kurtit - KTV ARKIV

Sot Albin Kurti si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje me kundërshtarët e tij politikë, kryetarin e Partisë Demokratike Memli Krasniqi dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, përdorin shpesh gjuhë të ashpër ndaj njëri-tjetrit.

Por në mes të vitit 2001 në Prishtinë me protestë përmes një koncerti ishte kërkuar lirimi i Albin Kurtit, edhe nga kundërshtarët e tij politikë të sotëm.

Kurti, si i arrestuar politik, po mbahej në burg pas arrestimit më 1999 nga forcat serbe.

“Albinin nuk e kam njohur, kam fituar simpati për të. Unë kam qenë ushtar, ai një prej zëdhënësve tanë dhe ruaj simpati”, ishte shprehur Ramush Haradinaj.

E Memli Krasniqi pati thënë se Kurti ishte një prej të burgosurve më të famshëm politikë.

Edhe Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin Arbëri Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

“Ka qenë koha e fundit që dikujt me i ra ndër mend me bë diçka për Albin Kurti, pasi që në njëfarë mënyrë njeriu u llogaritke dikur si një prej të burgosurve politikë më të famshëm që tash ka mbetur në harresë. Mua personalisht si anëtar i ‘Ritmit të Rrugës’ ndihem mirë që përmes këtij koncerti e jap kontributin tim”, ishte shprehur ai.

Kjo video ishte transmetuar në emisionin ART EXPRESS.