Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dugolli: Kosova fitoi lirinë e pavarësinë, por jo edhe drejtësinë

Dugolli

Profesori i historisë në Universitetin e Prishtinës dhe ish-ministri Bujar Dugolli ka thënë se reagimet e qytetarëve janë të kuptueshme pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Dugolli në “Konfront” të KTV-së ka thënë se derisa Kosova ka fituar lirinë e pavarësisë, drejtësia ka munguar. 

Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim për krime lufte, Kadri Veseli me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet. 

Të enjten u organizua një protestë mbarë popullore në Prishtinë në kundërshtim ndaj vendimit. Protesta ka pasur vazhdimisht që nga vendimi më 16 shtator. 

“Gjatë këtyre viteve zhvillimet historike na tregojnë se fituam lirinë dhe pavarësinë, por nuk mund të themi se Kosova fitoi drejtësinë. Pasi ato krime, gjenocidi që ndodhi ndaj popullit shqiptarë të Kosovës do të thotë s’u dha drejtësia për popullin e Kosovës, për Kosovën. Reagimet e qytetarëve janë edhe për këtë element”, tha Dugolli. 

Ai tha se populli ka të drejtë të jetë i pakënaqur pasi nuk është ofruar drejtësi për Kosovën, për viktimat, ndërsa ka filluar një përndjekje ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se ka pasur disa procese ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së. 

“Ky është ai elementi i pakënaqësisë qytetare, a duhet pakufi të ndiqen luftëtarët e lirisë të 

Ai tha se procesi ndaj “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit, ishte stërzgjatur dhe një ditë u tha se ai vdiq në burg. 

“Është një lloj enigme, asnjëherë nuk u paraqit apo raportua se ishte i sëmurë apo lëngonte nga ndonjë sëmundje. Kemi të drejtë të dyshojmë në drejtësi të mirëfilltë”, tha ai. 
 

Dugolli për Specialen: E pabesueshme si erdhi ky lloj komploti për shtetin e Kosovës

39 s. më parë / 1 tet 2026 20:51
Dugolli

Profesori i historisë Bujar Dugolli ka thënë se është befasuese se si Kosova ra pre e një komploti me themelimin e Dhomave të Specializuara. 

“Vetë politika kosovare ia dha në dorë një instrument që u bë sui-generis e mbi ato parime e dhe atë sovranitet të vetë apo konceptin e drejtësisë së unifikuar të një shteti, e barti diku tjetër. Kjo ishte me pëlqim të palës kosovare, deputetëve e njerëzve që ishin në pushtet”, tha Dugolli në “Konfront” të KTV-së. 

Ai ka përmendur edhe letrën që ia kishte dërguar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaha, ish-përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme Catherine Aston. 

“Është e pabesueshme si erdhi deri te ky lloj komploti në një mënyrë. E shoh të tillë pasi të bëhet gjykatë që përndjek vetëm krimet e supozuara në drejtim të shqiptarëve, është lloj komploti për vetë shtetin e Kosovës. Si ka mundësi që BE-ja financon, mbështet e bën presion me kriju gjykatë të tillë dhe nuk jep drejtësi për qindra mijëra viktima të pafajshme që u vranë e masakruan gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Dugolli. 

Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 miratoi ligjin për themelimin e Dhomave të Specializuara, ndërsa ato nisën të funksionalizohen në Hagë më 2016. 

Më 16 shtator Specialja dënoi me total 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte. Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet.