Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtuesit e shtëpive botuese ankohen se po e kanë të vështirë ekzistencën

Në Panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, i cili është përmbyllur këtë të diel, janë ekspozuar më shumë se 2000 ekzemplarë të librave. Drejtuesit e shtëpive botuese u ankuan për vështirësitë që ata po përballen. Theksuan se është rritur çmimi i shtypit e është ulur numri i lexueseve.

Është përmbyllur Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, edicioni i tretë, i cili filloi të premten.

Në kuadër të këtij panairi u organizua diskutimi me temën “Sfidat e botuesve”, në të cilin drejtuesit e shtëpive botuese folën për vështirësitë që ata po përballen.

Thanë se vështirësitë për të botuar libra vetëm po rriten, ndërsa kërkesa për libër po ulet në një kohë që gjithçka është digjitale dhe elektronike.

Berat Dakaj, organizues i Panairit, si dhe pronar i shtëpisë botuese “Armagedoni”, pati vërejtje për mungesën e përkrahjes institucionale.

“ Përkrahja materiale nga Ministria e Kulturës, për një vepër letrare, përmbledhje me poezi, japin 500-600 euro. E llogaritin vetëm punën e shtypit, kurse te referencat, përshkrimet fizike të shpenzimeve llogariten lekturë, faqosje, dizajn, shtypje, radhitje kompjuterike. Buxheti që japin është shumë i vogël”, ka thënë Dakaj.

Edhe Botuesit përballë krizës, shkaku i çmimit të letrës e rënies së blerjeve Kulturë Botuesit përballë krizës, shkaku i çmimit të letrës e rënies së blerjeve

Hajdar Fejzullahu, nga shtypshkronja “Lena Grafik”, ka thënë se inflacioni e ka bërë më të vështirë edhe botimin e librave.

Ka thënë se Kosova përkrah më pak shtypshkronjat sesa Maqedonia e Veriut.

“Kemi diku 80% rritje të çmimit të letrës, Kosova e ka hyrjen, ashtu që ne paguajmë TVSH në letër 18%”, ka thënë Fejzullahu.

Me shqetësim u përshkrua edhe kultura e leximit e krijuar viteve të fundit, ku libri, sipas tyre, ka humbur rëndësinë që kishte, sidomos te gjeneratat e reja.

Sadik Beqiri, drejtor i gazetës “Epoka e re”, ka thënë se pos librave, tani mungon edhe kultura e leximit të gazetës, e cila që nga periudha e pandemisë nuk shtypet më në Kosovë.

“Me zbutje të pandemisë nuk pati më interesim të mediave, siç është ‘Koha Ditore’ që ka qenë pak më aktive dhe e fuqishme, e ndërpreu botimin e saj”, ka thënë Beqiri.

Edhe Me rreth 30 mijë vizitorë mbyllet Panairi, fluks më i vogël këtë vit Kulturë Me rreth 30 mijë vizitorë mbyllet Panairi, fluks më i vogël këtë vit

Në këtë panair u ekspozuan më shumë se 2000 ekzemplarë të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.

E në përmbyllje të tij janë dhuruar libra të cilët pastaj do t’i dërgohen bibliotekës “Hivzi Sulejmani”.