Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka thënë se pas dënimit e ka vizituar babanë e tij.
Në një postim në Facebook ka shkruar se ai ka falënderuar secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të UÇK-së.
Ka shtuar se ky është dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës, sepse sipas tij, ata fitoren e tyre e kanë arritur në qershor të vitit 1999.
“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shkruar ai.
Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13
Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18...-
Vajza thotë se Jakup Krasniqi ka refuzuar kujdesin mjekësor në Hagë
-
Djali i Jakup Krasniqit: Pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale s’është bërë asgjë konkrete
-
Për të tretën ditë rresht, mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
-
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Speciales
-
Liderë shtetërorë e politikë thonë se e vërteta e luftës në Kosovë është ndryshe nga vendimi