Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi e ka mirëpritur deklaratën e votuar në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur nismë të mirë, mirëpo siç ka thënë – pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale nuk është bërë asgjë konkrete.
Kuvendi i Kosovës me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Krasniqi.
Mes tjerash, në këtë deklaratë shprehet shqetësimi për aktgjykimin e shkallës së parë kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kërkohet nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
-
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
-
PDK-ja përshëndet miratimin e Deklaratës: Të votohen edhe plotësim-ndryshimet e Ligjit për Specialen
-
Teksti i plotë i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për vendimin e Speciales
-
Kuvendi miraton Deklaratën për aktgjykimin e Speciales
-
Kuvendi pritet të dalë me deklaratë kundër dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së