Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Mes tyre janë edhe deputetë dhe figura publike.
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, u ka bërë thirrje partive politike e shoqërisë për bashkim, duke thënë se mbrojtja e luftës së UÇK-së dhe vlerave të saj është luftë e përbashkët.
“Ajo që ndodhi në Hagë nuk mund ta shohim vetëm si çështje ndaj katër individëve... Për gjashtë vjet kemi kërkuar drejtësi sepse kemi besuar se drejtësia do të triumfojë përmes fakteve, provave dhe një procesi të drejtë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, por drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, provat duhet të shqyrtohen me paanshmëri, dëshmitë duhet të vlerësohen me drejtësi dhe askush nuk duhet të dënohet mbi bazat e provave të fabrikuara e manipuluara”, ka deklaruar ai.
Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.







Mijëra qytetarë protestojnë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Mijëra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e...-
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
-
Për të tretën ditë rresht, mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
-
15 net protestë
-
Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Nata e 13-të e protestës, deputetëve u kërkohet të votojnë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen