Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, ka mirëpritur disa prej shefave të misioneve dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, ashtu si edhe ministrin e Jashtëm në detyrë të Kosovës Glauk Konjufca në Ambasadën e Italisë.
Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se është zhvilluar takim informal mes këtyre akterëve.
Temë e diskutimit, sipas ambasadës, ka qenë rruga e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet e brendshme politike dhe konteksti rajonal.
“Takim joformal i “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga Ambasadori Antonini, me Zv. Kryeministrin/Ministrin e Jashtëm Konjufca, Shefat e Misioneve dhe Zyrën e BE-së. Bisedat u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet politike të brendshme dhe kontekstin rajonal”, thuhet në njoftim.
Informal meeting of the “Friends of the Western Balkans” at the Italian Embassy in Kosovo, hosted by Amb. Antonini, with DPM/FM Konjufca, Heads of Mission and EU Office. Talks focused on Kosovo’s EU path, domestic political developments and the regional context. pic.twitter.com/yq9gGV9tV2
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) May 1, 2026
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Presidenti i KE-së sot në Kosovë
-
Konjufca në takim me Hoxhën kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në NATO