Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizita e tij ishte paralajmëruar disa ditë më parë.
Gjatë kësaj vizite, Costa do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë institucionalë dhe me përfaqësues të subjekteve politike. Sipas agjendës së paralajmëruar, ai do të takohet me ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, në fokus të vizitës do të jenë edhe takimet me përfaqësues të partive politike.
Lidhur me vizitën e Costas ka njoftuar edhe Policia e Kosovës. Policia ka thënë se për ta mundësuar zhvillimin e sigurt të aktivitete të parapara gjatë vizitës, do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut.
Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë procesi i integrimit evropian, reformat demokratike, dialogu rajonal dhe perspektiva e zgjerimit të BE-së.
LEXO EDHE: