Marrëdhëniet bilaterale si dhe procesi i integrimit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO ishin vetëm disa nga temat të cilat janë disktuar mes ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendësministrit të Jashtëm nga Italia, Edmondo Cirielli.
Gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, Cirielli ka folur me Konjufcën edhe për zhvillimet aktuale politke në Kosovë, përfshirë edhe procesin e formimit të qeverisë së re.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks në nevojën për intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, rritjen e ndërveprimit ekonomik dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do ta thellonin më tej partneritetin Kosovë-Itali”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Zëvendëskryeministri Konjufca e ka falënderuar Cirielli për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës në sferën ndërkombëtare.
-
Diplomatët e huaj e Konjufca në takim, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së e zhvillimet e brendshme
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Konjufca në takim me Hoxhën kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në NATO