Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Detajet për arrestimin në Klinë të serbit të dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje pasdite një serb në komunën e Klinës. Milorad Zajiq u arrestua në Stacionin e Policisë në Klinë, pasi shkoi për t’u informuar për një vjedhje që i kishte ndodhur, raporton KTV.

Pas arrestimit në Klinë, ai është bartur në Prishtinë dhe dyshimet e Prokurorisë janë se ai lidhet me krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.

Ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë e tij në Klinë, por nuk qëndroi gjatë.

Milorad Zajiq nga komuniteti serb, vërejti që në shtëpinë e tij në lagjen “Tikvesh”

kishin hyrë hajnat dhe për këtë ka denoncuar në polici.

“Milorad Zajiq me t’u kthyer në shtëpinë e tij në Komunën e Klinës, në të cilën kishte jetuar para luftës, kishte denoncuar në polici një vjedhje në shtëpi, por ai menjëherë është arrestuar pasi emri i tij gjendej në listën e personave të kërkuar për krime lufte në Kosovë.”

Ai fillimisht ishte ankuar në komunë, e cila e ka drejtuar në polici, ku edhe ka përfunduar në pranga.

Edhe Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte Kronikë Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte

Banorët e kësaj ane nuk dëshiruan të flasin para kamerës, por, sipas tyre, Zajiq para luftës kishte bashkëpunuar me drejtorin e policisë së Klinës kundër shqiptarëve të kësaj komune.

Madje, ata thonë se të dy ishin kushërinj mes vete.

Shefi i Zyrës për komunitete në komunën e Klinës, Ranko Kostiq, ka thënë se arrestimi është shumë shqetësues dhe se kjo shkon në kundërshtim të përpjekjeve për kthimin e komunitetit serb në Klinë.