Serbia zyrtare ka reaguar sot ndaj arrestimit të serbit të dyshuar për krime lufte kundër shqiptarëve dje në Klinë, transmeton Koha.net.
“Nuk është hera e parë që kur vazhdon dialogu në Bruksel, në terren ndodh diçka qëllimisht që na provokon dhe na largon nga qëllimi kryesor – bisedat për formimin e Asociacionit e Komunave serbe”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i kryetarit të Serbisë Nikola Selakoviq lidhur me arrestim e Milorad Zajiqit, në Klinë .
Ai, përkujton gazeta, ka thënë se vjet me akuzë e dyshim të ngjashëm në Suharekë është arrestuar e më pas liruar Bogdan Mitroviq.
Artikuj të ngjashëm
-
Detajet për arrestimin në Klinë të serbit të dyshuar për krime lufte
-
Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte
-
Kosova dyshon se Serbia po fabrikon njoftimet për arrestim të kosovarëve
-
Lirohet Sadik Duraku, që u arrestua në Serbi për krime lufte
-
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte