Policia e Kosovës e ka arrestuar sot pasdite një serb në komunën e Klinës.
Milorad Zajiq u arrestua në Stacionin e Policisë në Klinë, pasi shkoi për t’u informuar për një vjedhje që i kishte ndodhur, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas arrestimit në Klinë ai është bartur në Prishtinë dhe dyshimet e Prokurorisë janë se ai lidhet me krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.
Zajiq ishte kthyer së fundi në Kosovë nga Serbia dhe shefi i zyrës për komunitetet në komunën e Klinës, Ranko Kostiq ka thënë se arrestimi është shumë shqetësues dhe se kjo shkon në kundërshtim të përpjekjeve për kthimin e komunitetit serb në Klinë.