Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dendias: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që nga të dyja palët të zbatohet ajo që është arritur deri tash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka shtuar se vizita e tij nënvizon rëndësinë që ka për Greqinë rajoni dhe bashkëpunimin e afërt me Ballkanin Perëndimor.

Ka shtuar se është i gatshëm që ta shtyjë përpara bashkëpunimin.

Ai ka thënë se është i lumtur me shifrat tregtare me Kosovën.

“Në analizat tona të fundit BE-ja është destinacioni përfundimtar për gjithë Ballkanin Perëndimor. Duhet të bisedojmë për bashkëpunimin në aspektin energjetik. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme. Është e rëndësishme që nga të dyja palët të zbatohet ajo që është arritur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar palët e treta që ta shfrytëzojnë rastin për destabilizim.