Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, pritet ta vizitojë Kosovën të martën, ku do të takohet me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Siç ka njoftuar MPJ-ja greke, ndër temat kryesore që do t’i diskutojnë Dendias dhe Gërvalla është dialogu Kosovë-Serbi.
“Deklaratat e përbashkëta për shtypin janë planifikuar të bëhen pas përfundimit të bisedimeve të zgjeruara, rreth orës 11:30 me orën greke. Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shtrojë një darkë për nder të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim e kësaj ministrie.
Diskutimet raportohet se do të fokusohen edhe në bashkëpunimin Prishtinë-Athinë, në sektorë si ekonomia, energjia, kultura dhe shëndetësia, si dhe zhvillimet rajonale.
-
Nikos Dendias të martën në Kosovë
-
Dendias viziton Kosovën të dielën, takohet me Osmanin e Kurtin
-
Ministri i Jashtëm grek të mërkurën në Kosovë
-
Dendias takon Osmanin e Kurtin, thotë se mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Gërvalla dhe ministri i Jashtëm grek flasin për zhvillimet e fundit politike