Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, të mërkurën do të vijë për një vizitë në Kosovë, kanë konfirmuar nga Zyra e Presidencës.
Sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani do ta presë në takim Dendiasin nga ora 15:00.
Edhe kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Britani, ka thënë të martën se një ditë më pas do të takohet me ministrin e Jashtëm grek në Prishtinë.