Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj grek, Nikos Dendias.
Përmes një postimi në Twitter ajo ka thënë se me të ka pasur bisedime frytdhënëseve mbi zhvillimet e kohëve të fundit.
Ajo tutje ka bërë të ditur se në takim është theksuar angazhimi i përbashkët për bashkëpunim dhe koordinim në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës.
“Bisedime frytdhënëse me homologun tim Nikos Dendias mbi zhvillimet e kohëve të fundit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Theksuam angazhimin tonë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.