Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk sheh dilema te Greqia në raport me Kosovën, andaj ka thënë se së shpejti mund të ketë njohje.
Para Komisionit për Punë të Jashtme ajo ka thënë se për të arritur progres me pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, Kosova duhet ta bashkëpunojë me partnerët ndrkombëtarë.
“Me pesë shtetet mosnjëse të BE-s, është i rëndësishëm secili progres, kontakt me shtete e vështira si Spanja është shumë i çmuar. Me 5 shtete mosnjohëse progres mund të arrijmë vetëm atëherë kur bashkë me partnerët tanë i adresojmë. Me Greqinë kemi marrëdhënie të mira dhe pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes sepse nuk shoh më asnjë lloj dileme në atë se a janë shtete partnere Greqia dhe Kosova”, ka thënë ajo.
Gërvalla ka shtuar se po punohet për forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, anëtarësimin në organizata dhe arritjen e njohjeve. Theksoi se fokusi kryesor është anëtarësimi në NATO.
-
Gërvalla për ngecjen e njohjeve: Ka lëvizje pozitive nga shumë shtete
-
Gërvalla: Presim që Greqia të lëvizë drejt njohjes, votat në KiE janë siguruar
-
Gërvalla dhe ministri i Jashtëm grek flasin për zhvillimet e fundit politike
-
Gërvalla: Kosova do të shënojë një prej rekordeve për anëtarësim të shpejtë në Këshill të Evropës
-
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën