Pemët e vjetra mbi 50-vjeçare të llojit të mështeknës, që gjenden përgjatë rrugës nga shtëpia e mallrave deri të semaforët e vjetër, janë helmuar me acid në rrënjët e tyre.
Se kush dhe kur është derdhur acidi me qëllim që ato të thahen dhe të hiqen nga aty, ende nuk dihet, por për këtë që ka ndodhur janë alarmuar ambientalistët dhe institucionet komunale të Pejës, shkruan sot Koha Ditore.
Xhevdet Belegu, ambientalist nga Peja, ka arritur të incizojë gjurmët në rrënjët e pemëve nga acidi i derdhur në to. Këto gjurmë pastaj janë mbuluar nga ata që e kanë kryer atë krim mjedis në ato pemë shumëvjeçare, që me dekada kanë qenë hijeshia e qytetit në atë pjesë prej që është ndërtuar shtëpia e mallrave.
“Kjo është një parapërgatitje për t'i shkulur nga aty ata drunj. Kjo çka po ndodh me drunjtë në qendrën e Pejës është krim mjedisor”, thotë Belegu. Se kush e ka kryer këtë vepër, në Inspektoratin Komunal ende nuk kanë arritur ta zbulojnë....(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Rindërtimi i sheshit në Pejë sakrifikon drurët shumëvjeçarë
-
Ambientalistët e Pejës kundërshtojnë për prerjen e drurëve në parqet e qytetit
-
Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave
-
Prokuroria: Do të ketë arrestime nëse vërtetohet se zjarri në Sferkë u shkaktua nga njerëzit
-
Zjarri në Deponinë e Sferkës, një protestues dërgohet në Emergjencë