Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rindërtimi i sheshit në Pejë sakrifikon drurët shumëvjeçarë

Punimet e nisura për rindërtimin e sheshit të qytetit kanë shkaktuar reagime të opozitës dhe ambinetalistëve për shkak të prerjes së drurëve shumëvjeçarë në shesh. Kryetari i Alternativës në Pejë, Reshat Nurboja, ka reaguar duke thënë se prerja e drurëve është e papranueshme.

Kjo mënyrë e punës, që për të realizuar një projekt në dëm të drurëve shumëvjeçarë, siç thotë Nurboja, është krim institucional ndaj mjedisit. “Në Pejë, këta pushtetarë i prenë dhe i çrrënjosin me buldozerë dru blini dhjetëravjeçar, me arsyetimin e ndërtimit të kanaleve të reshjeve atmosferike. Ky është krim ndaj ambientit, parqeve e qytetit të Pejës nga një njeri, pa projekt, pa plan, pa diskutim publik, pa aprovim në drejtoritë e institucionet kompetente e përgjegjëse të Komunës”, ka thënë Nurboja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëjtë ka reaguar edhe ambinetalisti Xhevdet Belegu, i cili gjithashtu e konsideron krim mjedisor prerjen e drurëve, shkaku i realizimit të ndonjë projekti. Ai i rikujton edhe dhjetëra drurë të prerë në rrugën e vjetër transitore për t’i liruar hapësirë realizimit të projektit Bulevardi i “gjelbër”, si dhe në disa lokacione të tjera.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)