Të pandehurit të cilët po gjykohen për barrikadat në veri në vitin 2022 nuk e kanë pranuar fajësinë.
Dushan Maksimoviq, Nemanja Jolloviq, Sërgjan Vuçiniq kanë dalë sot para Gjykatës për rastin e vendosjes së barrikadave.
Në seancë mungoi i pandehuri Nenad Orlloviq, për çka gjyqtari Rrahman Beqiri tha se janë bërë përpjekjet për sjelljen e tij në Gjykatë, mirëpo i njëjti rezulton se gjendet në Serbi.
Prokurori special Admir Shala kërkoi për veçim të procedurës, për u pajtuan edhe mbrojtësit e të akuzuarve.
Gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri mori aktvendim për veçim të procedurës të pandehurit Orlloviq me të pandehurit e tjerë. Pas kësaj, nisi edhe leximi i aktakuzës për të pandehurit.
Barrikadat ishin vendosur më 10 dhjetor 2022 për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë që të mos i lejojë targat serbe me emrat e qyteteve të Kosovës. Po ashtu kërkohej edhe lirimi i Dejan Pantiqit, që më vonë u dënua për sulmin terrorist në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut.
Barrikadat ishin hequr më 5 janar 2023.
-
Arritën marrëveshje për pranim fajësie, veçohet procedura për dy të akuzuarit për barrikadat në veri
-
Dështon seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave
-
Dështon të nisë shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave
-
Dobrac e Radosavljeviq dënohen për barrikadat në veri, për 4 të tjerë gjyqi nis më 15 shtator
-
5 nga 6 të akuzuarit për barrikadat ishin të punësuar në strukturat që udhëhiqeshin nga krerët e LS-së