Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq thotë se Serbia s’ka tërhequr as fletarrestim as aktakuzën për Haradinajn

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka përkujtuar se tërheqja e fletarrestit të Interpolit është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.

Më tutje, duke folur sot para gazetarëve në Beograd, Daçiq theksoi se “tërheqja e fletarrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, por ne këtë nuk e kemi bërë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, të premten ka konfirmuar se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpoli.