Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Ramush Haradinajt dhe se Beogradi zyrtar “nuk do të heshtë dhe nuk do të heqë fletarrestin kundër tij”.
I pyetur se si Serbia do të reagojë nëse Ramush Haradinaj nuk arrestohet me fletarrest të Interpolit kur kryeministri kosovar të vizitojë ndonjë shtet, Gjuriq ka thënë se qëndrimi i Beogradit mbetet i njëjtë, transmeton kp.
“Serbia do të reagojë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vendore. Haradinaj është në fletarrest dhe do të mbetet në fletarrestin e Interpolit”, tha Gjuriq.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiq thotë se Serbia s’ka tërhequr as fletarrestim as aktakuzën për Haradinajn
-
Gjuriq: Ramush Haradinaj mbetet në fletë arrestin e Serbisë
-
Serbia nuk heq dorë nga përndjekja e Haradinajt
-
Serbia e befasuar me Rezolutën për Haradinajn, thotë të jetë e përkushtuar për dialog
-
Gjuriq: Jam krenar që s’po heqim dorë nga ndjekja penale e kriminelëve shqiptarë