I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia është e befasuar me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, transmeton koha.net.
Gjuriq, nuk ka përmendur se Rezoluta e Kuvendit të Kosovës kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt i cili po mbahet i ndaluar në Francë që nga 4 janari me urdhër arrest të Serbisë.
“Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj bisedave si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve dhe harmonizimit të interesave me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve”, citon FoNet të ketë thënë Gjuriq.
Sipas tij, tani është e qartë se gjithë atë që kanë bërë shqiptarët e Kosovës me ngritjen e tensioneve, është vetëm justifikim që të ndërpriten marrëdhëniet dhe dialogu me serbët dhe Beogradin.
"E, pas deklarimit publik të kuvendit të krahinës dhe pas përpjekjes thellësisht të gabuar e ilegale për formimin e të ashtuquajturës ushtri kosovare, u pa qartë se nuk janë të gjithë aktorët në dialog të përcaktuar për stabilitet e paqe”, ka akuzuar Gjuriq.
-
Ultimatumi i Gjuriqit, “Nëse sonte nuk lirohen serbët, ndërpresim dialogun në Bruksel”
-
Rezoluta për unifikimin e doganave Kosovë-Shqipëri shqetëson serbët
-
Gjuriq pyet se cili është qëllimi i dialogut nëse i dihet fundi, kërcënon Serbia
-
Serbia s’do të heqë fletarrestin ndaj Haradinajt
-
Gjuriq: Po monitorojmë me kujdes reagimin e Francës në raport me rastin Haradinaj