Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ultimatumi i Gjuriqit, “Nëse sonte nuk lirohen serbët, ndërpresim dialogun në Bruksel”

Foto: Tanjug

Beograd, 10 korrik - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se Serbia do të ndërpresë dialogun në Bruksel, nëse sonte nuk lirohen serbët e arrestuar sot në Gjilan nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjuriq gjatë një konference për shtyp, në lidhje me arrestimin e pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, tha se ky mesazh është edhe në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se me këtë qëndrim të Serbisë janë njoftuar edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Sipas Gjuriqit, pala kosovare duke arrestuar serbët në Gjilan ka shkelur marrëveshjen në Bruksel midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk do të përsëriten më ngjarje të tilla.

Ai ka shtuar se garantuese e kësaj marrëveshjeje është përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në rajonin e Gjilanit pesë serbë të strukturave paralele të Serbisë ndër ta edhe një ushtarak, me dyshimin se kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.