Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) ka njoftuar se ka bërë një ankesë ndaj vendimit të Interpolit që hoqi nga lista e të akuzuarve kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe 17 persona tjetër.
“Në mënyrë për të kontrolluar listën ndërkombëtare të kërkuarve në Lyon (në selinë e Interpolit) ka miratuar ankesën e UNMIK-ut dhe 1 dhjetor 2017 vendosi që Interpol nuk do t’i trajtoj më këto urdhër arrest të Serbisë”, thuhet në një deklaratë të MUP-it, përcjellin mediet serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ministri thotë se po shqyrton mundësinë që bashkë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Krimeve të Luftës ta apelojnë vendimin e Interpolit.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se nuk ka marrë njoftim nga INTERPOL-i për heqjen e urdhrit të lëshuar nga gjykata serbe për Haradinajn.