Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesë e listës së INTERPOL-it. Emri i tij është larguar nga lista prej 22 personash që kërkoheshin nga ky mekanizëm.
Këtë lajm e ka marrë Ministria e Drejtësisë pasditen e së premtes, ka treguar ministri Abelard Tahiri për Kohavisionin.
“Lajmi për heqjen e Haradinajt nga lista e INTERPOL-it është i vërtetë. Konfirmimi për këtë na ka ardhur pasditen e së premtes”, ka thënë ai.
Sipas Tahirit ky është një lajm i mirë për vendin, meqë kryeministri i Kosovës u lirua nga akuzat e pabaza të Serbisë dhe tashmë do të jetë më i lirë në udhëtimet jashtë Kosovës.
Haradinaj është arrestuar së fundmi me urdhërarrest të Serbisë në janar, në Mulhouse të Francës.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj thotë s’ka marrë njoftim zyrtar se është hequr nga lista e INTERPOL-it
-
Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol
-
Daçiq thotë se Serbia s’ka tërhequr as fletarrestim as aktakuzën për Haradinajn
-
Serbia ankohet pas heqjes së Haradinajt nga lista e kërkimit nga INTERPOL-i
-
Me “tërheqje taktike”, Qeveria shmang “dështimin spektakolar” në INTERPOL