Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar për çmimet e derivateve për ditën e mërkurë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal për litrin e naftës është 1.37 euro për litër, një cent më lirë se dje, i benzinës 1.34 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje, ndërkaq i gazit 0.67 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi çmimi i derivateve në Kosovë shënoi rënie të mëtejshme, duke e çuar naftën në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit mars.
Çmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit.
Armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili u nënshkrua më 18 qershor, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.