Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është deklaruar pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas saj ajo që ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencën pas takimit, i cili ka thënë se liderët e të dyja vendeve janë pajtuar që nuk duhen diskutime sa i përket planit evropian, është më afër të vërtetës.
Sipas saj të dyja palët janë pajtuar për planin evropian, i cili siç ka thënë ajo e përmban Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
“Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme. Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”, ka shkuar Çitaku në Facebook.

ar
-
Palokaj: Në planin e zbatimit Kosovës mund t’i kërkohet propozimi për themelimin e Asociacionit
-
PDK: Nesër nënshkruhet Asociacioni në qendër, njohja as në periferi
-
Çitaku: Me Kurtin s’pajtohemi pothuajse për asgjë, por në raport me Serbinë nuk duam që të dështojë
-
Çitaku-Costas: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht
-
Çitaku i reagon Kurtit: S’ka pasur drafstatut të Asociacionit as në vitin 2013 e as 2015