Arbëri

Palokaj: Në planin e zbatimit Kosovës mund t’i kërkohet propozimi për themelimin e Asociacionit

 

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se në takimin në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka ndodhur ajo që ishte pritur.

Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se ishte pritur që palët të pajtohen për tekstin e propozimit evropian ose marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve në me të dyja vendeve dhe se kjo ka ndodhur.

Sipas tij në këtë takim nuk ishte pritur që palët të nënshkruanin marrëveshjen dhe as që palët të dakordohen për zbatimin e marrëveshjes. Por, sipas tij, negociatat për zbatimin e planit do të jenë më të vështira.

“Ajo që duhet të themi është se negociatat për planin e zbatimit janë pak më të vështira se ato nuk janë vetëm dokumente politika siç është kjo marrëveshje e cila është pranuar sot, por është më preciz, aty duhet të jenë afatet kohore se kur duhet të ndodh çka, për shembull mund të ndodhë që nga Kosova në një datë të caktuar të kërkohet të dalë me propozimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur Palokaj.

Sipas tij secili nga akterët në këtë dialog bën deklarata për atë pjesë që i konvenon, në mënyrë që siç ka thënë ai, të zvogëlojë pjesën që nuk i konvenon.

“Presidenti i Serbisë kishte thënë se ai nuk do të pranojë marrëveshjen nëse nuk zbatohet obligimi i Kosovës për Asociacionin dhe ai s’tha sot se nuk ishte arritur marrëveshja për planin e implementimit. Ndërkohë kryeministri Kurti përmendte marrëveshjen duke thënë se është arritur pajtim, pra që teksti i marrëveshjes është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka theksuar Palokaj.

Sipas mosnënshkrimi i marrëveshjes nga Vuçiqi është veprim taktik i tij për tu arsyetuar para opinionit të tij se ai nuk ka nënshkruar diçka pa pasur garanci për themelimin e Asociacionit.

Por sipas Palokjat as BE-ja nuk ka pasur ambicie që të hënën të nënshkruhet diçka. Sipas tij BE-ja synon që nënshkrimi të bëhet diku në muajin mars dhe se vendi i nënshkrimit do të caktohet më vonë