Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se drafstatuti i Asociacionit që është propozuar nga emisarët euro-amerikanë, është shumë më i mirë se ai i vitit 2013 dhe 2015.
Kurti gjatë një diskutimi në Institutin Karl-Renner në Vjenë të hënën mbrëma, tha se ndonëse kishte kritika për drafstatutin ai ishte shprehur i gatshme ta pranonte në Bruksel, por të nënshkruhet si pako së bashku me Marrëveshjen bazë dhe Aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër. Mirëpo, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e refuzoi këtë.
Ndaj deklaratave të Kurtit ka reaguar Çitaku në “Facebook”.
“Qesharake këto përpjekje të kryeministrit për ta justifikuar pranimin e Asociacionit. Kryeministër, as në vitin 2013 e as 2015 nuk ka pasur statut për asociacionin. Statutin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
-
Çitaku: Kurti kërkon kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin
-
Çitaku – Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor je ti, 51% s’janë 100%
-
Çitaku për çështjen e presidentit: I kërkuam Kurtit ta formalizojë kërkesën ndaj nesh, s’e bëri
-
Çitaku për presidentin: S'propozojmë kandidat vetëm sa për t’ia bërë kuorumin Kurtit
-
Çitaku: Konferenca e Kurtit ishte material për komedi nëse Kosova s’do të ishte në gjendje të rënduar