Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në konferencën për media që e mbajti të hënën. Sipas Çitakut, konferenca e sotme e Kurtit ishte material për komedi sikur Kosova të mos ishte në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet.
“Për nëntë muaj me radhë, A.K. na ka thënë se i ka numrat. Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më. Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona. Por për A.K., shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës. Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet”, shkroi në një postim në Facebook, Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së shtoi se Kurti nuk është më i pasprovuar dhe se sipas saj, populli e di se çfarë sjellë qeverisja e tij.
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Çitaku: Pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, Kurti do të pësonte fiasko edhe më të thellë politike
-
Çitaku për koalicionet: PDK-ja nuk i nënshtrohet LVV-së
-
Çitaku: Pas zgjedhjeve do të krijojmë shumicën me partitë e tjera opozitare
-
Çitaku: Kurti u detyrua të tërhiqet nga përpjekja për të zgjedhur presidentin në stilin “karate”