Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi se të hënën do të nënshkruhet një marrëveshje në Bruksel, nëpërmjet së cilës palët zotohen se do t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura.
Ajo tha në Facebook të dielën se kjo marrëveshje e ka Asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi.
“Shkurt, nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi. Një status quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit”, tha Çitaku.
Të hënën do të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kurti ka pranuar letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, lidhur me takimin e së hënës në Bruksel dhe propozimin evropian.
-
Çitaku: Palët u pajtuan për planin evropian, i cili e përmban edhe Asociacionin
-
Opozita thotë se Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin dhe se marrëveshja s’e ka njohjen në qendër
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë - Serbi
-
Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit: Së pari ajo e Brukselit