Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ndonëse partia e saj nuk pajtohet asgjë me kryeministrin Albin Kurti, në raport me Serbinë, nuk do që ai të dështojë.
Derisa ka përmendur modelet e kaluara të opozitës, ajo ka thënë se kur bëhet fjalë për fuqizimin e Kosovës, të gjithë duhet të synojnë konsensusin.
“Kosova është atdheu ynë i përbashkët. E Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë. Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit. Megjithatë, për ne, si parti politike shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale. Në raport me Serbinë, ne nuk duam që Kryeministri i Kosovës të dështojë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Çitaku ka shtuar se përveç komunikimit të nevojshëm midis Qeverisë dhe opozitës, nevojitet edhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.
“Pa aleatë e pa miq është e vështirë”, ka shtuar ajo.
-
Çitaku për koalicionet: PDK-ja nuk i nënshtrohet LVV-së
-
Çitaku – Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor je ti, 51% s’janë 100%
-
Çitaku: Nuk shohim mundësi për koalicion PDK-LVV
-
Çitaku i kërkon Osmanit reagim: E mbështet kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe?
-
Çitaku akuzon Kurtin: Kosova nuk i takon një njeriu