Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të dalë me reagim për raportet që Kosova ka aktualisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëse “e mbështet kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe”
“Se nuk ka asnjë koordinim me SHBA-të tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim. Dhe për çka? Për dinarë e fletushka. Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tankset serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete. Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe. Fol Presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kosova është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për “Euron si të vetmen valutë”. Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, një ditë më parë u shpreh se SHBA-ja s’do ta trajtojë Qeverinë e Kosovës si partnere nëse s’trajtohen njëjtë.
E të mërkurën, kryeministri Albin Kurti ka thënë Republika e Kosovës nuk ka aleate dhe mike më të rëndësishme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
PDK-ja e kritikon Kurtin për prishje të raporteve me SHBA-në
-
Çitaku: Kurti kërkon kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin
-
Çitaku-Kurtit: Fatmirësisht, Kosova nuk është vetëm e jotja
-
Çitaku për çështjen e presidentit: I kërkuam Kurtit ta formalizojë kërkesën ndaj nesh, s’e bëri