Prindon Sadriu, burri i presidentes Vjosa Osmani, ka ftuar Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, që pas dështimit për të investuar në Serbi, të investojë në Kosovë dhe që ta kthejë Hotelin “Grand” në Hotel “Trump”.
“Tërheqja nga projekti i Hotelit Trump në Beograd përforcon një të vërtetë të rëndësishme: Projektet kuptimplote kanë qëllim të bashkojnë, jo të ndajnë. Zhvendosja e këtij vizioni në Prishtinë - dhe transformimi i Hotelit Grand në një Hotel Trump – do të ringjallëronte një lokacion kyç dhe do të bashkonte njerëzit”, ka shkruar të hënën në X, Sadriu.
Kompania e Jared Kushnerit, “Affinity Partners” është tërhequr nga investimi në qendër të Beogradit për ndërtimin e një kompleksi luksoz. Për këtë investim kundërshtime pati nga qytetarë të cilët kritikuan lokacionin e ndërtimit. Bëhej fjalë për ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Jugosllavisë, që ishte shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999.
Kompania e Kushnerit “Affinity Partners” kishte planifikuar të ndërtonte aty një hotel luksoz. Por, hoqi dorë në ditën Prokuroria Publike për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit aktual të Kulturës, Nikolla Selakoviq, për shkelje gjatë heqjes së statusit të pronësisë së objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore ndaj ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, në qendër të Beogradit.
Hoteli “Grand” u ndërtua në vitin 1978. Deri në luftë ishte pronë-shoqërore. Pas luftës, menaxhimi i tij i kaloi Agjencisë së Kosovës për Mirëbesim deri në vitin 2006, kur u privatizua. E pas privatizimit, procesi u përcoll me përplasje mbi pronësinë e aksionet.
Historiku: