---
description: Prindon Sadriu, burri i presidentes Vjosa Osmani, ka ftuar Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, që pas dështimit për të investuar në S
title: Burri i presidentes e fton dhëndrin e presidentit amerikan ta kthejë “Grandin” në Hotel “Trump”
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/23/c78572b1-0b4d-4e1a-a50a-f8197fe0acb2.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Burri i presidentes e fton dhëndrin e presidentit amerikan ta kthejë “Grandin” në Hotel “Trump”

![Prindon Sadriu - Vjosa Osmani - Donald Trump - melania trump](https://resources.koha.net/images/2025/December/23/c78572b1-0b4d-4e1a-a50a-f8197fe0acb2.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto-ilustrim: KOHA

- 23 dhjetor 2025 12:29
- Shpërndaje në:

- 23 dhjetor 2025 12:29
- Shpërndaje në:

Prindon Sadriu, burri i presidentes Vjosa Osmani, ka ftuar Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, që pas dështimit për të investuar në Serbi, të investojë në Kosovë dhe që ta kthejë Hotelin “Grand” në Hotel “Trump”.

“Tërheqja nga projekti i Hotelit Trump në Beograd përforcon një të vërtetë të rëndësishme: Projektet kuptimplote kanë qëllim të bashkojnë, jo të ndajnë. Zhvendosja e këtij vizioni në Prishtinë - dhe transformimi i Hotelit Grand në një Hotel Trump – do të ringjallëronte një lokacion kyç dhe do të bashkonte njerëzit”, ka shkruar të hënën në [X](https://x.com/PrindonSadriu/status/2003052203528069486/photo/1), Sadriu.

Kompania e Jared Kushnerit, “Affinity Partners” është tërhequr nga investimi në qendër të Beogradit për ndërtimin e një kompleksi luksoz. Për këtë investim kundërshtime pati nga qytetarë të cilët kritikuan lokacionin e ndërtimit. Bëhej fjalë për ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Jugosllavisë, që ishte shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999.

Kompania e Kushnerit “Affinity Partners” kishte planifikuar të ndërtonte aty një hotel luksoz. Por, hoqi dorë në ditën Prokuroria Publike për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit aktual të Kulturës, Nikolla Selakoviq, për shkelje gjatë heqjes së statusit të pronësisë së objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore ndaj ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, në qendër të Beogradit.

Hoteli “Grand” u ndërtua në vitin 1978. Deri në luftë ishte pronë-shoqërore. Pas luftës, menaxhimi i tij i kaloi Agjencisë së Kosovës për Mirëbesim deri në vitin 2006, kur u privatizua. E pas privatizimit, procesi u përcoll me përplasje mbi pronësinë e aksionet.

**Historiku:**

[#prindon sadriu](https://www.koha.net/tag/prindon-sadriu) [#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#Hotel grand](https://www.koha.net/tag/hotel-grand) [#hotel trump](https://www.koha.net/tag/hotel-trump) [#jared Kushner](https://www.koha.net/tag/jared-kushner)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kuvendi i Serbisë i hap rrugë ndërtimit të hotelit të dhëndrit të Trumpit në Beograd](https://resources.koha.net/images/2025/November/07/b379d0cd-e2e3-4da5-af9e-e617c4e84d54.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 7 nën 2025 Kuvendi i Serbisë i hap rrugë ndërtimit të hotelit të dhëndrit të Trumpit në Beograd](https://www.koha.net/rajon/kuvendi-i-serbise-i-hap-rruge-ndertimit-te-hotelit-te-dhendrit-te-trumpit-ne-beograd)
- [Kolumne 17 dhj 2025 Dhëndri i Trumpit dhe ora historike e Serbisë](https://www.koha.net/kolumne/dhendri-i-trumpit-dhe-ora-historike-e-serbise)
- [![Tërheqja e Kushnerit nga investimi në Beograd, Vuçiq ankohet për humbje të qindra milionave dhe përmend Shqipërinë](https://resources.koha.net/images/2024/October/18/3f8f5c0a-5703-4441-861f-d305d61d5718.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 16 dhj 2025 Tërheqja e Kushnerit nga investimi në Beograd, Vuçiq ankohet për humbje të qindra milionave dhe përmend Shqipërinë](https://www.koha.net/rajon/terheqja-e-kushnerit-nga-investimi-ne-beograd-vuciq-do-te-humbim-750-mln-euro)
- [![Serbia diskuton planin për të përshpejtuar ndërtimin e kompleksit luksoz të Jared Kushnerit](https://resources.koha.net/images/2025/November/04/cdabcfe0-4062-4738-a5d4-5199c8bf3e4b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 4 nën 2025 Serbia diskuton planin për të përshpejtuar ndërtimin e kompleksit luksoz të Jared Kushnerit](https://www.koha.net/bote/serbia-diskuton-planin-per-te-pershpejtuar-ndertimin-e-kompleksit-luksoz-te-jared-kushnerit)
- [![Projekti i dhëndrit të Trumpit në Serbi has në pengesë, dyshohet për falsifikim](https://resources.koha.net/images/2024/March/15/15dc-kushner-01-tbjh-superJumbo1710531780.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 15 maj 2025 Projekti i dhëndrit të Trumpit në Serbi has në pengesë, dyshohet për falsifikim](https://www.koha.net/rajon/projekti-i-dhendrit-te-trumpit-ne-serbi-has-ne-pengese-dyshohet-per-falsifikim)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Burri i presidentes e fton dhëndrin e presidentit amerikan ta kthejë “Grandin” në Hotel “Trump”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/burri-i-presidentes-e-fton-dhendrin-e-presidentit-amerikan-ta-ktheje-grandin-ne-hotel-trump","datePublished":"2025-12-23T12:29:54+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":299,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Prindon Sadriu, burri i presidentes Vjosa Osmani, ka ftuar Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, që pas dështimit për të investuar në S","url":"https://www.koha.net/arberi/burri-i-presidentes-e-fton-dhendrin-e-presidentit-amerikan-ta-ktheje-grandin-ne-hotel-trump","keywords":"prindon sadriu, vjosa osmani, donald trump, Hotel grand, hotel trump, jared Kushner","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/23/c78572b1-0b4d-4e1a-a50a-f8197fe0acb2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
