Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka njoftuar se janë aprovuar aplikimet e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian (BE) të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Sipas tij, Kosova do t’i përfitojë mbi 2 milionë euro, në fushën e energjisë dhe digjitalizimit.
“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Ai ka thënë se këto aplikime morën opinion pozitiv fillimisht nga komisioni i vlerësimit, ndërsa tani është zyrtarizuar dhe aprovimi final i tyre.
“Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë euro: për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro”, ka shkruar Bislimi.
Të gjithë ata që shkruanin e flisnin për humbje të parikuperueshme e kinse humbje të miliona eurove nga fonde të Bashkimit Evropian për shkak të masave vazhdojnë e demantohen.
-
Kosova përfiton mbi 200 mln €, por rrezikon të humbë gati aq deri në fund të vitit
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën
-
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike
-
BE-ja heq disa prej masave ndaj Kosovës
-
Bislimi: Kosova s’do t’i humbë fondet nga Plani i Rritjes, ato disbursohen si të ratifikohet marrëveshja