Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie sërish çmimi i naftës, sot për 3 centë

Nafta

Foto: Driton Paçarada

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të bien me uljen e tyre në tregjet ndërkombëtare. 

Sipas çmimeve të publikuara të shtunën nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta do të tregtohet me 1.40 euro për litër, tre centë më lirë se dje, benzina me 1.33 euro për litër, dy centë më lirë, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër, njësoj si të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit, duke shënuar një ngritje madje prej rreth 20 centësh për litër brenda vetëm dy ditësh.

Megjithatë, armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili u nënshkrua më 18 qershor, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.